Qendrore

Azemi: Sekuestrimi i njehsorëve nga Policia, dyshime për skemë të organizuar – kërkohet kompensim për qytetarët

07.04.2026. 2 min čitanja

Azemi: Sekuestrimi i njehsorëve nga Policia, dyshime për skemë të organizuar – kërkohet kompensim për qytetarët width= width=   Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit për sekuestrimin e njehsorëve të energjisë elektrike nga Policia e Kosovës, duke ngritur dyshime për manipulime në matjen e energjisë. I ftuar në emisionin “Kosova Live” në T7, Azemi theksoi se rasti nuk duhet të trajtohet si defekt teknik, por si një skemë e mundshme e organizuar. Sipas tij, sekuestrimi i njehsorëve dhe zëvendësimi i tyre nuk e zgjidh problemin në thelb, nëse qytetarët nuk informohen për dëmin financiar që mund t’u jetë shkaktuar. “Qytetarët duhet të dinë për sa kohë ka zgjatur problemi dhe sa është kostoja që kanë paguar padrejtësisht. Kjo shumë duhet t’u kthehet nga KEDS,” u shpreh Azemi. Ai shtoi se përmasat e rastit tregojnë se nuk bëhet fjalë për incidente të izoluara, por për një mostër të madhe që ngre dyshime për një skemë të mirëorganizuar. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota për rastin, ndërsa pritet që hetimet të sqarojnë nëse ka pasur manipulime sistematike dhe kush mban përgjegjësi për dëmin e mundshëm ndaj konsumatorëve. — Dragash Info