Azdren Shala: Opozita duhet reflektim dhe strategji të qartë përballë Kurtit Analisti politik Azdren Shala ka komentu…
Azdren Shala: Opozita duhet reflektim dhe strategji të qartë përballë Kurtit
Analisti politik Azdren Shala ka komentuar situatën aktuale të dy partive opozitare kryesore, PDK dhe LDK, duke kritikuar strategjinë e tyre ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Sipas Shalës, dy partitë opozitare po përsërisin të njëjtin skenar të dështuar, duke zgjedhur indiferencën në vend të konfrontimit direkt me Kurtin. Ai thekson se kritikat e tyre janë shpesh të drejtuara drejt figurave të tjera, si Dejona Mihaili, ndërsa Kurti vetë mbetet pothuajse i paprekur nga denoncimet e tyre.
“E gjithë kjo po rezulton në një strategji të dobët, e cila, edhe pse ka provokuar bllokadë nëntëmujore, vetëm e ka forcuar Kurtin”, tha Shala.
Ai shtoi se lidershipi i PDK-së dhe LDK-së duhet të vendosë ose të japë hapësirë për lidership të ri, ose të bëjë një reflektim dhe reformim të thellë. Ky proces, sipas tij, duhet të përjashtojë këshilluesit parapolitikë dhe njerëzit që në të kaluarën kanë dështuar në skenën politike.
“Ballafaqimi me Kurtin kërkon parime të qarta: sy për sy, dhëmb për dhëmb. Nuk mund të zbatohet logjika e Krishtit ‘kur të godet në faqen e djathtë, ktheja të majtën’ në këtë situatë”, theksoi Shala.
Ai apelon që opozita të ndërtojë një strategji të fortë dhe të drejtpërdrejtë, duke lënë mënjanë taktikat e buta që nuk e dobësojnë Kurtin.
— Dragash Info