Azdren Shala: Albin Kurti po e mban me forcë Qeverinë dhe Kuvendin tash gati një vit, është futur po ashtu me imponim…
Azdren Shala: Albin Kurti po e mban me forcë Qeverinë dhe Kuvendin tash gati një vit, është futur po ashtu me imponim edhe në AShAK për të mbajtur fjalim.
I paftuar, me një vendim krejt arbitrar, shkon, mban fjalim dhe askush nuk e ndal.
Ky është dhunim i institucionit. Të dhunuarit nuk e kanë hapur gojën. Përjashtim bëjnë vetëm Kujtim Shala dhe Sabri Hamiti, të cilët në shenjë revolte e kanë lëshuar sallën.
Para dy muajsh, ai e nënshtrou UP-në duke e obliguar t'ia ndajë një çmim. Tani – AShAK-un. Heshti atëherë Arben Hajrullahu, hesht sot Mehmet Kraja.
Në vend se këto institucione të jenë avangarda që luftojnë autoritarizmin, ato janë shndërruar në vegla të Kurtit.
Këtu e keni protokollin e programit që shënonte 50-vjetorin e themelimit të AShAK-ut. Emri i dhunuesit, Albin Kurti, nuk figuron askund, por megjithatë të nështruarit me lehtësi ia kanë mundësuar mbajtjen e fjalimit.
Të tilla gjëra shihen vetëm në vende si Koreja e Veriut — tani edhe në Kosovë.