Botë

AVOKO – QENDËR RINORE NË DRAGASH QË NXIT AFTËSIMIN TEKNOLOGJIK TË FËMIJËVE Qendra Rinore AVOKO në Dragash po vazhdon…

04.02.2026. 1 min čitanja

AVOKO – QENDËR RINORE NË DRAGASH QË NXIT AFTËSIMIN TEKNOLOGJIK TË FËMIJËVE

Qendra Rinore AVOKO në Dragash po vazhdon aktivitetet e saj edukuese, duke ofruar mundësi aftësimi për fëmijë në fushën e teknologjisë dhe programimit.

Përmes metodave kreative dhe argëtuese të mësimdhënies, fëmijët mësojnë bazat e programimit duke ndërtuar lojëra, duke zgjidhur sfida logjike dhe duke zhvilluar ide të reja.

Programet e AVOKO-s synojnë jo vetëm kodimin, por edhe zhvillimin e mendimit kritik, bashkëpunimit në grup dhe imagjinatës.

Aktivitetet në këtë qendër krijojnë një ambient motivues, ku teknologjia prezantohet si mjet kreativ dhe jo vetëm si disiplinë teknike.

Nga Qendra Rinore AVOKO ftohen prindërit dhe fëmijët që të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve, duke zbuluar anën e bukur të teknologjisë kur mësohet me pasion.

— Dragash Info

Original Facebook objava