Botë

AUV paralajmëron për djathin Mozzarella të kontaminuar me aflatoksinë M1, nis tërheqja nga tregu Agjencia e Ushqimit…

08.01.2026. 2 min čitanja

AUV paralajmëron për djathin Mozzarella të kontaminuar me aflatoksinë M1, nis tërheqja nga tregu

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka njoftuar opinionin publik se përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF) ka pranuar një njoftim zyrtar (Nr. 2026.0032) lidhur me praninë e mundshme të aflatoksinës M1 në djathin Mozzarella të prodhuar nga qumështi i buallicës.

Sipas AUV-së, bazuar në vlerësimin e një rreziku potencial serioz për shëndetin e konsumatorëve, janë ndërmarrë masa të menjëhershme në përputhje me procedurat e RASFF-it. Këto masa përfshijnë monitorimin e rastit dhe tërheqjen nga tregu të produkteve të dyshuara.

Lotet e prekura janë: 25346, 25347, 25349 dhe 25350, me origjinë nga Italia. Djathi është prodhuar nga Caseificio Coop. “La Contadina” A.R.L., eksportuar nga Cepparo S.P.A. (Itali) dhe importuar në Kosovë nga kompania Premio SHPK, me seli në Sllatinë të Madhe.

Agjencia u bën thirrje qytetarëve që të shmangin konsumimin e këtyre loteve dhe, nëse i posedojnë, t’i kthejnë ato në pikat e shitjes. AUV thekson se mbetet e përkushtuar për monitorim të vazhdueshëm të tregut dhe të gjithë zinxhirit ushqimor, duke zbatuar masa parandaluese dhe kontrolluese për të garantuar ushqim të sigurt, të shëndetshëm dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë ushqimore.

— Dragash Info

Original Facebook objava