Botë

Atmosferë garuese dhe dijeje në “Kuizin e Diturisë” në Llopushnik Nxënësit e klasave VI–IX të SHFMU “Shaban Shabani”…

24.02.2026. 1 min čitanja

Atmosferë garuese dhe dijeje në “Kuizin e Diturisë” në Llopushnik

Nxënësit e klasave VI–IX të SHFMU “Shaban Shabani” morën pjesë në “Kuizin e Diturisë”, aktivitet tradicional për nder të Ditës së Mësuesit.

Sot u zhvillua gara mes klasave të gjashta, ku emocionet dhe entuziazmi mbushën ambientet e shkollës. Nxënësit treguan njohuri të larta, përkushtim dhe punë ekipore, duke e kthyer kuizin në një përvojë mësimore dhe konkurruese.

Fitues u shpall klasa 6/3, e cila arriti të marrë numrin më të madh të pikëve. Drejtuesit e shkollës përgëzuan të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe performancën.

Kuizi do të vazhdojë edhe me klasat e tjera në ditët në vijim, duke inkurajuar nxënësit të kultivojnë dijen dhe konkurrencën e shëndetshme.

— Dragash Info

Original Facebook objava