Botë

Arrestohen katër shtetas shqiptarë në Serbi për “nxitje të urrejtjes”, në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s

24.03.2026. 2 min čitanja

Arrestohen katër shtetas shqiptarë në Serbi për “nxitje të urrejtjes”, në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s width= width=width= Serbi, 24 mars – Katër shtetas të Shqipërisë janë arrestuar sot në territorin e Serbisë, nën dyshimin për nxitje të urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, e cila theksoi se arrestimet janë kryer në ditën që shënon përvjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999. Sipas autoriteteve serbe, të arrestuar janë personat me inicialet AS (1989), EV (1984), EG (1978) dhe AC (2005), të gjithë shtetas shqiptarë. Dyshimet lidhen kryesisht me një video të publikuar në rrjetin social Facebook nga njëri prej tyre, ku shfaqen duke udhëtuar me makinë në një autostradë nëpër Serbi. Në video, sipas MPB-së serbe, shfaqen simbole të ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe” dhe dëgjohen komente me përmbajtje negative ndaj Republikës së Serbisë. Autoritetet kanë bërë të ditur se ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedura për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës. Rasti është raportuar fillimisht nga mediat serbe, ndërsa nuk ka ende reagim zyrtar nga institucionet shqiptare apo ato të Kosovës lidhur me këtë zhvillim. — Dragash Info