Botë

Arrest shtëpiak për 6 të dyshuar për manipulim votash në Dragash Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur më 10 shkurt…

12.02.2026. 2 min čitanja

Arrest shtëpiak për 6 të dyshuar për manipulim votash në Dragash

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur më 10 shkurt katër seanca dëgjimore lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore për caktimin e masave të sigurisë ndaj 9 të dyshuarve për veprën penale “falsifikimi i rezultateve të votimit” në komunën e Dragashit.

Sipas njoftimit zyrtar, më 10 shkurt, ndaj tre të pandehurve me inicialet L.A., B.B. dhe S.S., gjykata ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit. Të njëjtit janë liruar të mbrohen në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, për gjashtë të pandehurit e tjerë – A.K., M.R., E.R., A.Q., A.T. dhe R.Sh. – është refuzuar kërkesa për paraburgim, por gjykata u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji. Kjo masë do të zgjasë deri më 9 mars 2026, me mundësi vazhdimi sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Rasti ndërlidhet me dyshime për manipulim të rezultateve të votimit në Dragash, ndërsa procedurat hetimore dhe gjyqësore pritet të vazhdojnë në ditët në vijim.

— Dragash Info

Original Facebook objava