Botë

Arifi: Përzgjedhja e këshilltarëve nga Kurti nuk është rastësi, por strategji politike Shqiprim Arifi, ish-kryetar i…

17.01.2026. 2 min čitanja

Arifi: Përzgjedhja e këshilltarëve nga Kurti nuk është rastësi, por strategji politike

Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Komunës së Preshevës, ka reaguar ashpër ndaj përzgjedhjes së disa këshilltarëve nga kryeministri Albin Kurti, duke e cilësuar këtë proces si të planifikuar dhe pjesë të një politike të vazhdueshme.

Sipas Arifit, Kurti “asgjë nuk bën pa plan, madje as përzgjedhjen e këshilltarëve”, duke përmendur si shembuj Ardita Sinanin dhe Mimoza Kusari-Lilën, të cilat ai i konsideron përzgjedhje strategjike.

“Koordinimi i plotë me Beogradin përmes këtyre figurave është politikë konstante e Albin Rrencit, tashmë prej pesë vitesh”, ka shkruar Arifi.

Ai ka rikujtuar dy raste konkrete që, sipas tij, e dëshmojnë këtë qasje:

Mimoza Kusari-Lila, për të cilën thotë se ka qenë në koordinim me Listën Serbe lidhur me çështjen e pensioneve të veteranëve;

Ardita Sinani, për të cilën pretendon se ka bashkëpunuar dhe ka hyrë në koordinim politik me Listën Serbe për të legjitimuar, siç shprehet ai, pasivizimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Rastësi? Sigurisht që jo. Dhe kështu tradita vazhdon”, ka përfunduar reagimin e tij Arifi.

— Dragash Info

Original Facebook objava