Qendrore

Arian Gashi zgjidhet kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

13.03.2026. 2 min čitanja

Arian Gashi zgjidhet kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës Prokurori Arian Gashi është zgjedhur kryesues i ri i Këshilli Prokurorial i Kosovës. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të mbajtur të premten, Gashi mori katër vota pro, duke siguruar kështu drejtimin e institucionit. Në garë për pozitën e kryesuesit ishte edhe prokurori special Milot Krasniqi. Ndërkohë, në mbledhjen e sotme pritet të zgjidhet edhe zëvendëskryesuesi i KPK-së. Kandidati i vetëm për këtë pozitë është Dardan Vuniqi. Arian Gashi ishte betuar si anëtar i Këshilli Prokurorial i Kosovës në janar të vitit 2023. Emri i tij ishte përmendur shpesh gjatë përplasjeve që ndodhën mes dy grupeve brenda Këshillit në muajt e fundit. Ai, së bashku me tre anëtarë të tjerë të KPK-së, kishin dalë kundër përbërjes së vjetër të Këshillit. Po ashtu, emri i tij ishte përmendur edhe në procesin e fundit të përzgjedhjes së anëtares së re të KPK-së, Elza Bajrami-Kastrati. Sipas raportimeve, Gashi dyshohej se kishte ushtruar ndikim tek prokurorët e prokurorive themelore për të votuar një kandidate të caktuar në garën për anëtare të Këshillit. Ky rast ishte adresuar nga kryesuesi i atëhershëm i KPK-së, Ardian Hajdari. — Dragash Info