Apel për qytetarët e Dragashit dhe regjionit të Prizrenit: Dërgoni foto dhe video nga vërshimet Ne, stafi i Dragash I…
Apel për qytetarët e Dragashit dhe regjionit të Prizrenit: Dërgoni foto dhe video nga vërshimet
Ne, stafi i Dragash Info, bëjmë thirrje te qytetarët e komunës së Dragashit dhe të regjionit të Prizrenit që të na ndihmojnë të pasqyrojmë gjendjen reale në terren gjatë vërshimeve të mëdha që po ndodhin.
Nëse jeni dëshmitarë të përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut apo situatave të rrezikshme, ju lutemi të na dërgoni foto ose video materiale. Kjo do të na ndihmojë të jemi më afër jush, të raportojmë të vërtetën në terren dhe të mbajmë lexuesit të informuar sa më saktë dhe shpejt.
Bashkëpunimi juaj është i çmuar për të siguruar informacion të saktë dhe në kohë reale për komunitetin.
— Stafi i Dragash Info