Apel emergjent nga Shoqata për Kërkim-Shpëtim: Vullnetarët të gatshëm për ndërhyrje në zona të përmbytura Ridvan Tahi…
Apel emergjent nga Shoqata për Kërkim-Shpëtim: Vullnetarët të gatshëm për ndërhyrje në zona të përmbytura
Ridvan Tahiri, anëtar i Shoqatës për Kërkim-Shpëtim, ka bërë thirrje emergjente për të gjithë vullnetarët që të jenë në gjendje gatishmërie për çdo lloj intervenimi dhe evakuimi në disa regjione të Kosovës.
Sipas Tahirit, grupet e vullnetarëve mund të mobilizohen në qytetet e tyre dhe duhet të kenë të gatshme:
Çizme plastike kundër ujit
Veshje kundër shiut
Batanije rezervë
Tenda
Makina off-road
Gomone të peshkatarëve
Bateri ndriçimi
Ushqim të konzervuar dhe ujë
Ai ka njoftuar gjithashtu se pas pak do të formohet një grup i posaçëm për koordinim dhe do të publikohen numrat emergjentë të kontaktit.
“Zoti qoftë me ju, popull im,” ka shkruar Ridvan Tahiri.
— Dragash Info