Botë

Ankesa të banorëve për gjendjen e rrugës lokale Trokan – Brrut Banorët e fshatrave përreth, të cilët frekuentojnë rre…

10.01.2026. 1 min čitanja

Ankesa të banorëve për gjendjen e rrugës lokale Trokan – Brrut

Banorët e fshatrave përreth, të cilët frekuentojnë rregullisht rrugën lokale Trokan – Brrut, kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e rënduar të këtij segmenti rrugor, duke dërguar edhe fotografi që dëshmojnë vështirësitë në qarkullim.

Sipas tyre, rruga është shumë vështirë e kalueshme, veçanërisht gjatë ditëve me kushte të pafavorshme atmosferike, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së rregullt.

Qytetarët theksojnë se rrallëherë shohin borepastruese apo ekipe mirëmbajtjeje në këtë pjesë të rrugës.

Ata u bëjnë apel institucioneve lokale që të ndërmarrin masa konkrete dhe urgjente për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugës, me qëllim sigurimin e qarkullimit normal dhe rritjen e sigurisë për banorët dhe përdoruesit e saj.

— Dragash Info

Original Facebook objava