Qendrore

Ambasadori francez për Ligjin për të Huajt: Veprimet të mos ndikojnë negativisht te serbët në Kosovë

14.03.2026. 2 min čitanja

Ambasadori francez për Ligjin për të Huajt: Veprimet të mos ndikojnë negativisht te serbët në Kosovë Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka mirëpritur dakordimin e arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimi Evropian për gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me zbatimin e Ligjit për të Huajt. Në një reagim publik, Guerot theksoi se vullneti i mirë i të gjitha palëve ka bërë të mundur arritjen e këtij kompromisi. Ai nënvizoi se është shumë e rëndësishme që veprimet që ndërmerren në kuadër të këtij procesi të mos kenë ndikim negativ në jetën e komunitetit serb në Kosovë. “Është thelbësore që veprimet e ndërmarra të mos kenë një ndikim negativ në kushtet e jetesës së komunitetit serb të Kosovës. E përgëzoj rolin proaktiv dhe shumë pozitiv të Bashkimit Evropian”, ka shkruar ambasadori francez. Ky reagim vjen pas marrëveshjes së fundit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe BE-së për mënyrën e zbatimit të Ligjit për të Huajt, që parasheh masa të përkohshme për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve në arsim dhe shëndetësi për komunitetin serb në vend. — Dragash Info