Altin Dumani do të angazhohet në trajnime për prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës Ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, do të…
Altin Dumani do të angazhohet në trajnime për prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës
Ish-kreu i SPAK, Altin Dumani, do të marrë pjesë në aktivitetet e trajnimit të prokurorëve, hetuesve dhe gjyqtarëve në Kosovë, raporton Top Channel.
Sipas mediave, Dumanit, pas përfundimit të mandatit të tij si kryeprokuror i posaçëm, i është miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkesa për të zhvilluar aktivitet jashtë funksioneve të zakonshme të prokurorisë.
Ai do të shërbejë si ekspert kryesor në trajnimin praktik të një masterklasi të nivelit të lartë për profesionistët e drejtësisë kosovare, aktivitet i organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Ky angazhim synon forcimin e kapaciteteve profesionale të prokurorëve, hetuesve dhe gjyqtarëve në vend dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e drejtësisë.
— Dragash Info