Albulena Haxhiu merr detyrën e ushtrueses së presidentes nga nesër
Albulena Haxhiu merr detyrën e ushtrueses së presidentes nga nesër
Nga dita e nesërme, Albulena Haxhiu do të marrë detyrën si ushtruese e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar nga Presidenca, Vjosa Osmani do t’ia dorëzojë detyrën Kryetares së Kuvendit në një ceremoni që do të mbahet më 4 prill 2026, duke filluar nga ora 16:00. Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes, ku pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të mediave. Në komunikatën për media, Presidenca ka ftuar ekipet mediale që të jenë të pranishme në këtë ngjarje zyrtare. — Dragash Info