Botë

Alarmante: Kosova me inflacionin më të lartë në rajon

12.03.2026. 2 min čitanja

Alarmante: Kosova me inflacionin më të lartë në rajon për shkurt 2026 Kosova ka shënuar normën më të lartë të inflacionit në rajonin e Ballkanit për muajin shkurt 2026, sipas të dhënave të publikuara nga platforma analitike ekonomike Kos Data. Sipas këtyre të dhënave, inflacioni në Kosovo ka arritur në 6%, duke e vendosur vendin në krye të listës së shteteve të rajonit për rritjen e çmimeve. Pas Kosovës, vendet e tjera të rajonit renditen me norma dukshëm më të ulëta të inflacionit: Croatia – 3.8% Bosnia and Herzegovina – 3.6% Bulgaria – 3.3% Montenegro – 2.9% North Macedonia – 2.9% Slovenia – 2.9% Greece – 2.7% Albania – 2.5% Serbia – 2.4% Shifrat tregojnë se Kosova ka pothuajse dyfishin e inflacionit krahasuar me disa vende të rajonit, duke reflektuar një presion më të madh në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve. Inflacioni ndikon drejtpërdrejt në koston e jetesës së qytetarëve, pasi rritja e çmimeve prek veçanërisht produktet bazë, energjinë dhe shërbimet. Ndërkohë, ekspertët ekonomikë theksojnë se kontrolli i inflacionit dhe stabiliteti i çmimeve mbeten ndër sfidat kryesore për ekonominë e vendit. — Dragash Info