Kulturë

AKV “Bresana” nga Dragashi pjesë e Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon”

08.04.2026. 1 min čitanja

AKV “Bresana” nga Dragashi pjesë e Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon” width= Ansambli Kulturor-Artistik “Bresana” nga Komuna e Dragashit do të jetë një nga pjesëmarrësit në Festivalin Folklorik “Anadrinia Jehon”, duke sjellë në skenë pasurinë e valleve dhe traditave burimore shqiptare. Ky ansambël, i njohur për ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore, përfaqëson me dinjitet zonën e Opojës dhe më gjerë, duke përcjellë përmes performancave të tij shpirtin, historinë dhe identitetin kombëtar. Pjesëmarrja e AKV “Bresana” në këtë festival është një dëshmi e gjallë e përkushtimit për të mbajtur gjallë traditat tona dhe për t’i transmetuar ato tek gjeneratat e reja. Organizatorët e festivalit kanë mirëpritur me entuziazëm pjesëmarrjen e ansamblit nga Dragashi, duke e konsideruar si një vlerë të shtuar për këtë ngjarje kulturore që tashmë është shndërruar në një traditë të rëndësishme. Mirë se vini 🇦🇱🇽🇰 — Dragash Info