Botë

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik: 6 të pandehur të dyshuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departa…

09.01.2026. 2 min čitanja

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik: 6 të pandehur të dyshuar

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vrasjen e rëndë të zyrtarit policor M.L. në Kaçanik. Të pandehurit janë identifikuar me inicialet H.B., R.M., V.Ç., E.L., SH.K. dhe D.G.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, në afërsi të vendbanimit të viktimës. Të pandehurit, në bashkëkryerje me një të mitur, me dashje dhe përgatitje paraprake, kanë privuar nga jeta rreshterin M.L. me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të shkaktuara nga të shtënat, viktima ndërroi jetë, ndërsa autorët largohen nga vendi i ngjarjes.

Prokurori i çështjes ka propozuar që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Ai ka kërkuar gjithashtu vazhdimin e masës së paraburgimit për të gjithë të dyshuarit deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Rasti është duke u ndjekur nga afër nga institucionet e drejtësisë, ndërsa Prokuroria siguron publikun se procedurat po zhvillohen në përputhje me ligjin dhe me qëllim të vënies para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

— Dragash Info

Original Facebook objava