Aksident në aksin rrugor Shishtavec–Kukës, një këmbësore përfundon në spital Rreth orës 06:15 të mëngjesit, në aksin…
Aksident në aksin rrugor Shishtavec–Kukës, një këmbësore përfundon në spital
Rreth orës 06:15 të mëngjesit, në aksin rrugor “Shishtavec–Kukës”, ka ndodhur një aksident trafiku ku një automjet ka aksidentuar një këmbësore.
Sipas informatave zyrtare, shtetasi G. N., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka goditur shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, e cila ishte këmbësore në momentin e aksidentit.
Si pasojë e lëndimeve të marra, e aksidentuara është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Policia po heton rastin.
— Dragash Info