Botë

Akademi Përkujtimore në nder të Prof.

12.01.2026. 1 min čitanja

Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Sabahajdin Cenës

Prizren – Fakulteti i Filologjisë i Universitetit “Ukshin Hoti” organizon një Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Sabahajdin Cenës, me rastin e trevjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Akademia do të mbahet të martën, më 13 janar 2026, në orën 11:00, në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik.

Ngjarja synon të nderojë kontributin e Prof. Dr. Cenës në fushën e filologjisë dhe arsimit, duke mbledhur kolegë, studentë dhe personalitete të fushës së edukimit për të përkujtuar jetën dhe veprën e tij.

— Dragash Info

Original Facebook objava