Botë

ADAM KUKI SHPALLET KAMPION I KUPËS SË FRANCËS NË WADO RYU Një arritje e madhe për sportin shqiptar vjen nga Strasburg…

08.02.2026. 1 min čitanja

ADAM KUKI SHPALLET KAMPION I KUPËS SË FRANCËS NË WADO RYU

Një arritje e madhe për sportin shqiptar vjen nga Strasburgu i Francës. Sportisti nga Prizreni, Adam Kuki, është shpallur kampion i Kupës së Francës në Wado Ryu, duke fituar medaljen e artë në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.

Me përkushtim, disiplinë dhe nivel të lartë teknik, Kuki arriti të ngjitet në majën e podiumit, duke dëshmuar talentin dhe përgatitjen e tij serioze në artet marciale.

Ky sukses përbën një krenari jo vetëm për Prizrenin, por për gjithë sportdashësit shqiptarë, duke konfirmuar potencialin e sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare.

Urime Adam Kukit për këtë triumf të merituar dhe suksese të reja në garat e ardhshme.

— Dragash Info

Original Facebook objava