Qendrore

Abdixhiku emëron Ilir Feratin Sekretar të Përgjithshëm të LDK-së, vendime të reja në strukturat e partisë

01.04.2026. 2 min čitanja

Abdixhiku emëron Ilir Feratin Sekretar të Përgjithshëm të LDK-së, vendime të reja në strukturat e partisë width= – Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për emërime të reja në disa nga pozitat kyçe organizative të partisë, në kuadër të procesit të riorganizimit dhe konsolidimit të brendshëm. Sipas vendimit të bërë publik, Ilir Ferati është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së. Ai do të ketë përgjegjësi për drejtimin e aparatit institucional dhe administrativ të partisë, si dhe për zbatimin e vendimeve të organeve drejtuese. Ndërkohë, Sokol Haliti është caktuar Sekretar për Mërgatë, me fokus në forcimin e lidhjeve me diasporën dhe përfshirjen e saj në zhvillimet politike në vend. Po ashtu, Visar Azemi është emëruar Sekretar Organizativ, duke marrë përgjegjësi për koordinimin dhe fuqizimin e strukturave të partisë në të gjitha nivelet. Kryetari Abdixhiku ka falënderuar gjithashtu Imri Ahmeti për kontributin e tij si sekretar i deritanishëm i partisë, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e tij. Sipas Abdixhikut, këto emërime janë pjesë e fazës së konsolidimit organizativ dhe politik të LDK-së, ndërsa është paralajmëruar se së shpejti do të prezantohet edhe përbërja e re e Kryesisë së partisë. — Dragash Info