AAK mbështet protestën e veteranëve, Haradinaj fton qytetarët në tubim
AAK mbështet protestën e veteranëve, Haradinaj fton qytetarët në tubim
Pas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shprehur mbështetje për protestën e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ftuar bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe qytetarët që të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar. “Mbështes protestën e thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kundër çdo përpjekjeje për shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare. Ftoj bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe gjithë qytetarët që nesër, më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Kosovës, të dalin në mbrojtje të sakrificës sonë për liri”, ka shkruar Haradinaj. Protesta pritet të mbahet më 30 mars në ora 13:00, para Kuvendit të Kosovës. — Dragash Info