Botë
Tërhiqet Bexhet Xheladini Në seancën solemne të Kuvendit komunal të Dragashit u konfirmua tërheqja e Bexhet Xheladini…
Tërhiqet Bexhet Xheladini
Në seancën solemne të Kuvendit komunal të Dragashit u konfirmua tërheqja e Bexhet Xheladinit nga posti i kuvendarit, duke hapur rrugë për zëvendësimin e tij me kandidaten tjetër të LDK-së, Marigona Berisha Latifi.
Kryesuesi i seancës kuvendari më i vjetër i Kuvendit, Usmen Baldzi, njoftoi zyrtarisht vendimin gjatë seancës së djeshme, duke theksuar se procesi i zëvendësimit është bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat ligjore. /Dragash Info/