Botë
Kanë përfunduar takimet koordinuese për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 mes komisionit koordinues të ICMG-së, komit…
Kanë përfunduar takimet koordinuese për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 mes komisionit koordinues të ICMG-së, komitetit organizativ (OCMG), si dhe kompanisë për realizimin e Master Planit, "RC Advisory Group Limited".
Gjatë takimeve u bë prezantimi i Master Planit të LM Prishtina 2030 përfshirë programin sportiv, infrastrukturën, mobilitetin, qeverisjen, buxhetin, menaxhimin e projekteve dhe trashigiminë e Lojërave.
Vizita e përfaqësuesve të ICMG-së në Prishtinë shënoi një tjetër hap të rëndësishëm drejt avancimit të përgatitjeve për Prishtina 2030.






