Botë

Muhameti kritikon qeverinë: Infrastruktura nuk zëvendëson dështimet në diplomaci dhe siguri Kandidati për deputet nga…

13.12.2025. 2 min čitanja

Muhameti kritikon qeverinë: Infrastruktura nuk zëvendëson dështimet në diplomaci dhe siguri

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hamdi Muhameti (nr. 57), ka reaguar lidhur me mos-hapjen e Urës së Ibrit dhe mospërfilljen e kërkesës për largimin e pjesëve të KFOR-it nga zona, duke theksuar se këto çështje nuk mund të arsyetohen me projektet infrastrukturore të realizuara në vend, shkruan Dragash Info.

Sipas Muhametit, situata në veri të vendit mbetet çështje politike dhe sigurie, ndërsa qeveria, siç thotë ai, nuk ka arritur në gjashtë vitet e fundit të sigurojë mbështetjen e NATO-s dhe SHBA-së për hapat e rëndësishëm lidhur me këtë rajon.

“Rrugët dhe urat janë detyrë e çdo shteti, por aftësia për të krijuar besim, për të fituar përkrahjen e aleatëve dhe për të garantuar sigurinë është përgjegjësi politike,” ka deklaruar Muhameti.

Ai shtoi se investimet infrastrukturore nuk mund të zëvendësojnë mungesën e rezultateve në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare.

“Sado rrugë e ura të ndërtohen, betoni nuk e mbulon dot mungesën e rezultateve politike. Diplomacia nuk zëvendësohet me asfalt,” u shpreh kandidati i PDK-së.

Original Facebook objava