Presidentja Vjosa Osmani: Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën nderin mbi frikën, atdheun mbi jetën Në përvjetorin…
Presidentja Vjosa Osmani: Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën nderin mbi frikën, atdheun mbi jetën
Në përvjetorin e 27-të të rënies heroike të Mujë Krasniqit – Kapuçit, dhe të 41 bashkëluftëtarëve të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkulemi me nderimin më të lartë para sakrificës që u bë themel i lirisë sonë.
Ata ranë për t'u ngritur në përjetësi, duke u shndërruar në kushtrim të lirisë.
Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën nderin mbi frikën, atdheun mbi jetën.
Gjakut të tyre i detyrohemi ne dhe flamuri i Republikës së Kosovës, i cili sot valon i lirë.
Lavdi e përjetshme Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve të UÇK-së!