Botë

Gjykata Kushtetuese shpall KONKURS për zëvendësim të përkohshëm Pozita: Zyrtar/e i/e Bibliotekës Numri i pozitave: 1…

14.12.2025. 2 min čitanja

Gjykata Kushtetuese shpall KONKURS për zëvendësim të përkohshëm

Pozita: Zyrtar/e i/e Bibliotekës

Numri i pozitave: 1 (një)

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të caktuar

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin formularin e aplikimit, të shoqëruar nga një jetëshkrim (CV), një letër motivuese dhe dokumentacionin përkatës i cili dëshmon përgatitjen shkollore. Formulari i aplikimit mund të merret në kopje fizike në recepcionin e Gjykatës Kushtetuese dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja e Gjykatës Kushtetuese: www.gjk-ks.org.

Aplikacionet e dorëzuara pa formularin zyrtar refuzohen. Aplikacioni me të gjitha dokumentet e kërkuara mund të dorëzohet nëpërmjet emailit në adresën:
gjk.burimetnjerezore@gjk-ks.org, nëpërmjet shërbimit postar apo të dorëzohet në kopje fizike në Departamentin e Administratës dhe Burimeve Njerëzore (DABNJ) të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (Adresa: Perandori Justinian 44, Prishtinë 10000, Republika e Kosovës).

Konkursi mbetet i hapur tridhjetë (30) ditë nga dita e publikimit në ueb-faqen e Gjykatës si dhe shpalljes publike, duke filluar nga data 12.12.2025 deri më datën 10.01.2026. Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 10.01.2026, deri në orën 16:00.

Për më shumë detaje, klikoni këtu: https://api.webgjk-ks.org//custom/0b69ca7b-2d75-4608-ba47-820733e95181.pdf

Original Facebook objava