Hapet zyra e re e Postës së Kosovës në Dragash Në Dragash është hapur sot zyra e re e Postës së Kosovës.
Hapet zyra e re e Postës së Kosovës në Dragash
Në Dragash është hapur sot zyra e re e Postës së Kosovës. Zyra është vendosur në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Menaxheri i Postës së Kosovës për regjionin e Prizrenit, Liri Ramadani, ka thënë se hapja e kësaj zyre është një lajm i mirë për banorët e Dragashit.
Sipas tij, zyra tashmë është funksionale dhe në dispozicion të qytetarëve.
“Me hapjen e kësaj zyre, Posta e Kosovës synon të jetë më afër qytetarëve të Dragashit dhe të ofrojë shërbime më efikase”, tha Ramadani.
Zyra e re ofron shërbimet postare, financiare jobankare, si dhe shërbimet e Telekomit të Kosovës./Dragash Info/



