📊Gjykata e Apelit publikon raportin e punës për muajin nëntor 2025 Gjykata e Apelit ka publikuar raportin e punës për…
📊Gjykata e Apelit publikon raportin e punës për muajin nëntor 2025
Gjykata e Apelit ka publikuar raportin e punës për muajin nëntor të këtij viti, i cili përfshin raportet e përgjithshme të punës dhe ato individuale të gjyqtarëve të kësaj gjykate.
Gjatë muajit nëntor 2025, Gjykata e Apelit e Kosovës ka pranuar 2.845 lëndë, ndërsa ka zgjidhur 3.024 lëndë, kështu duke rezultuar me shkallë të efikasitetit prej 106.3%.
Publikimi i këtyre raporteve ofron një pasqyrë të qartë dhe të përgjithshme të punës së kësaj gjykate, duke synuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.
Komunikata e plotë⬇️
🔗https://apeli.gjyqesori-rks.org/2025/12/16/gjykata-e-apelit-publikon-raportin-e-punes-per-muajin-nentor-2025/









