Kryetari i Komunës së Dragashit, z.
Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini ka pritur dje në takim kryetarin e Këshillit të Lartë Turk, Kolonelin Harun Elitaş
Gjatë takimit, u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen. Koloneli Elitaş u zotua se mbështetja dhe partneriteti do të vazhdojnë edhe më tej, në dobi të qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Komunës së Dragashit, me fokus të veçantë në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë.
Me këtë rast, zotri Xheladini shprehi falënderimin e tij të sinqertë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke riafirmuar gatishmërinë e Komunës së Dragashit për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve institucionale, në funksion të projekteve konkrete dhe interesit të përgjithshëm të qytetarëve.




