Nxënësit e SHFMU “Samidin Emini” – Kuk shënojnë sukses të lartë në Olimpiadën Komunale të Matematikës Nxënësit e Shko…
Nxënësit e SHFMU “Samidin Emini” – Kuk shënojnë sukses të lartë në Olimpiadën Komunale të Matematikës
Nxënësit e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Samidin Emini” në Kuk kanë arritur rezultate të shkëlqyera në Olimpiadën Komunale të Matematikës, duke u renditur ndër më të mirët e kësaj gare intelektuale.
Sipas njoftimit të shkollës, nxënësi Amar Shabani (klasa VII) ka zënë vendin e parë, po ashtu edhe nxënësi Riad Nafezi (klasa VIII), ndërsa nxënësi Urat Shefqeti (klasa IX) është renditur në vendin e dytë. Këto rezultate dëshmojnë nivel të lartë të njohurive, përkushtim serioz dhe aftësi të spikatura në fushën e matematikës.
Në këtë garë kanë marrë pjesë edhe nxënës të tjerë të shkollës, të cilët e përfaqësuan denjësisht institucionin arsimor. Kontribut të veçantë kanë dhënë nxënësit: Reis Mehmeti, Erdi Fetahu, Hylmi Fetahu dhe Albesa Hajredini.
Një rol kyç në këtë sukses ka pasur edhe mësimdhënësi i matematikës, Vajdin Ademi, i cili është vlerësuar për përkushtimin profesional, udhëzimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen motivuese gjatë përgatitjes së nxënësve për garë.
Nxënësve fitues u është uruar sukses i mëtejmë dhe arritje edhe më të mëdha në Olimpiadën e Matematikës në nivel republikan, ku pritet të përfaqësojnë komunën me dinjitet.
|Dragash Info|