Botë

Bellobrad: Promovohet libri “Plagë që kullon” i autorit Ibrahim Skenderi Shoqata Kulturore “Ymer Prizreni” organizon…

16.12.2025. 1 min čitanja

Bellobrad: Promovohet libri “Plagë që kullon” i autorit Ibrahim Skenderi

Shoqata Kulturore “Ymer Prizreni” organizon promovimin e librit “Plagë që kullon” të autorit Ibrahim Skenderi.

Ngjarja do të mbahet më 22 dhjetor 2025, në ambientet e Shkollës Fillore “Sezai Surroi” në Bellobrad, duke filluar nga ora 11:00.

Me këtë rast, përveç promovimit të librit, do të organizohet edhe një orë letrare kushtuar personalitetit dhe krijimtarisë së Ibrahim Skenderit, ku pritet pjesëmarrja e dashamirëve të librit, kulturës dhe letërsisë.

Organizatori i aktivitetit është Shoqata Kulturore “Ymer Prizreni”, e cila vazhdon të kontribuojë në promovimin e vlerave kulturore dhe letrare në komunitet.
|Dragash Info|

Original Facebook objava