Ekspertët nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë (AKF) kanë përfunduar me sukses trajnimin profesional “Analiza e ekspl…
Ekspertët nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë (AKF) kanë përfunduar me sukses trajnimin profesional “Analiza e eksplozivëve – Sesioni i parë dhe i dytë”
Trajnimi u realizua në bashkëpunim me Programin për Punët e Brendshme në Kosovë (HAPE) të Bashkimit Evropian dhe u udhëhoq nga ekspertët italian Tocco dhe Invernizzi nga Forca Ajrore Italiane. Fokus i trajnimit ishte avancimi i njohurive profesionale në analizat forenzike të mbetjeve të zjarrit dhe eksplozivëve, si dhe përdorimi i pajisjeve laboratorike.
Drejtori Ekzekutiv i AKF-së, z. Shemsi Duriqi, falënderoi përfaqësuesin e HAPE z. Massimiliano Moro dhe ekspertët për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.
Ky trajnim, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe teknike të AKF-së.