Dr.
Dr. Adriatik Berisha kandidat për deputet nga PDK me numrin 70
Dr. Adriatik Berisha ka bërë të ditur zyrtarisht se është pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, me numrin 70.
Përmes një njoftimi publik, Dr. Berisha ka theksuar angazhimin e tij të vazhdueshëm profesional dhe njerëzor, veçanërisht në fushën e shëndetësisë, duke vënë në pah përkushtimin ndaj pacientëve dhe përgjegjësinë në ushtrimin e profesionit, vlera këto që, sipas tij, i ka trashëguar nga familja.
Ai ka shprehur besimin në vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe në programin e kandidatit për kryeministër, z. Bedri Hamza, duke theksuar nevojën për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme në vend, me fokus të veçantë në sistemin shëndetësor.
Dr. Berisha ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve dhe familjeve të tyre në këtë garë zgjedhore, duke u shprehur optimist për një Kosovë më të mirë për të gjithë.
Artikull i sponzorizuar.