JGP prezanton listën e kandidatëve për Zgjedhjet Parlamentare të 28 Dhjetorit Jedinstvena Goranska Partija (JGP) ka b…
JGP prezanton listën e kandidatëve për Zgjedhjet Parlamentare të 28 Dhjetorit
Jedinstvena Goranska Partija (JGP) ka bërë publike listën e saj të kandidatëve për Zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor. Përmes një postimi zyrtar, JGP ka theksuar se lista përbëhet nga anëtarë të dalluar dhe të dëshmuar, të gatshëm të angazhohen për unitetin, zhvillimin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve.
Në mesazhin e saj, partia ka vënë theksin në vizionin për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët, duke nënvizuar se bashkëjetesa mbetet vlerë thelbësore dhe se nuk ka alternativë tjetër për stabilitet dhe progres shoqëror.
Këtë e bëri të ditur, kryetari i JGP, Adem Hodža, njeherit edhe deputet aktual në Kuvendin e Kosovës.
Në fletëvotim, JGP garon me numrin 118.