Botë

Kryetari i Komunës së Dragashit pret në takim Kryeshefin Ekzekutiv të KRM “Ekoregjioni” Kryetari i Komunës së Dragash…

17.12.2025. 1 min čitanja

Kryetari i Komunës së Dragashit pret në takim Kryeshefin Ekzekutiv të KRM “Ekoregjioni”

Kryetari i Komunës së Dragashit ka pritur në takim Kryeshefin Ekzekutiv të KRM “Ekoregjioni”, z. Burim Shala, të cilin e ka falënderuar për vizitën dhe urimet me rastin e vazhdimit të mandatit.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Komunës së Dragashit dhe KRM “Ekoregjioni”, i cili është cilësuar si i shkëlqyer, veçanërisht në drejtim të përmirësimit të shërbimeve publike dhe menaxhimit sa më efikas të mbeturinave në komunë.

Kryetari theksoi se edhe gjatë këtij mandati do të vazhdohet bashkëpunimi korrekt dhe konstruktiv, me fokus të veçantë interesin e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Komunës së Dragashit.

Original Facebook objava