50 milionë euro për Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
50 milionë euro për Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Rinovim total, përfshirë sallën e djegur, në përgatitje për Lojërat Mesdhetare, dhe në shërbim të sportistëve, artistëve e të rinjve tanë.
Në bazë të marrëveshjes me Bankën Evropiane për Investime, janë angazhuar studiot projektuese që do të hartojnë projektin e rijetësimit të Pallatit, për t’i hapur rrugë më pas edhe nisjes së punimeve.
Ekspertiza profesionale vendore dhe ndërkombëtare është bërë bashkë për të krijuar një model për modernizimin dhe funksionalizimin e plotë të kësaj ndërtese ikonike të kryeqytetit.