Botë

Bedri Hamza hap fushatën e PDK-së në Dragash, prezantohen kandidatët për deputetë Partia Demokratike e Kosovës ka hap…

17.12.2025. 2 min čitanja

Bedri Hamza hap fushatën e PDK-së në Dragash, prezantohen kandidatët për deputetë

Partia Demokratike e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore në komunën e Dragashit, në një tubim të organizuar nga dega lokale e PDK-së, ku mori pjesë edhe kandidati për Kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza.

Në këtë takim politik u prezantuan dy kandidatët e PDK-së për deputetë nga kjo komunë: Hamdi Muhameti (nr. 57) dhe Linda Nebiu (nr. 101), të cilët u shprehën të vendosur për të përfaqësuar interesat e qytetarëve të Dragashit në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij, Bedri Hamza theksoi se Dragashi meriton zhvillim më të madh ekonomik, investime konkrete dhe një përfaqësim dinjitoz në institucionet qendrore. Ai kritikoi qeverisjen aktuale për mungesë vizioni dhe për dështime në përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke theksuar se PDK ofron një alternativë serioze dhe të besueshme për Kosovën.

Tubimi u karakterizua nga një pjesëmarrje e konsiderueshme e anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së, duke reflektuar mobilizimin dhe energjinë politike të strukturave të kësaj partie në Dragash, në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Original Facebook objava