Botë

Një nxënës theret me thikë në Prizren Një nxënës është therur me thikë në Prizren, pas një fjalosjeje me një nxënës t…

18.12.2025. 1 min čitanja

Një nxënës theret me thikë në Prizren

Një nxënës është therur me thikë në Prizren, pas një fjalosjeje me një nxënës tjetër.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shyqeri Bytyqi.

“Më datë 18 dhjetor 2025, rreth orës 07:51, patrulla policore ka reaguar ndaj një ankese në Lagjen Dardani, Prizren, pranë Gjimnazit të Kompetencës.

Në vendngjarje policia është informuar se një i dyshuar mashkull, 16 vjeç, pas një fjalosjeje ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) viktimën, mashkull 15 vjeç, duke i shkaktuar lëndime.Viktima është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal – Emergjenca Rajonale.Në konsultim me prokurorin, rasti është cilësuar si “Vrasje e mbetur në Tentativë”.I dyshuari është intervistuar në prani të prindërve dhe është ndaluar për 48 orë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit”ka konfirmuar Bytyqi për Dragash Info.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Original Facebook objava