Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan u mbajt ceremonia e certifikimit për të dënuarat që përfunduan me sukses p…
Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan u mbajt ceremonia e certifikimit për të dënuarat që përfunduan me sukses programet trajnuese për aftësim profesional.
Tri të dënuara u certifikuan pas përfundimit të Trajnimit Profesional gjashtëmujor në rrobaqepësi, nën udhëheqjen e trajneres Saranda Ratkoceri Demiri. Programi u fokusua në zhvillimin e aftësive praktike dhe përgatitjen për tregun e punës pas përfundimit të dënimit.
Në të njëjtën ditë, katër të burgosura nga komunitetet jo shumicë u certifikuan edhe në programin Menaxhimi i Zemërimit, të udhëhequr nga zyrtarja sociale Jelena Trifunoviq, me fokus në mirëqenien emocionale dhe përmirësimin e sjelljes së përditshme.
Certifikatat u ndanë nga znj. Trendelina Qorraj dhe Drejtori i Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan, z. Ylber Topalli.
Trajnimet janë pjesë e përkushtimit për rehabilitim dhe riintegrim social, duke krijuar mundësi reale për një fillim të ri pas dënimit.




