Policia në Vushtrri arreston edhe dy persona të dyshuar që ndërlidhen me veprën penale vjedhje e rëndë-gjenden sendet…
Policia në Vushtrri arreston edhe dy persona të dyshuar që ndërlidhen me veprën penale vjedhje e rëndë-gjenden sendet e vjedhura
Procesi hetimor për zbardhjen e plotë te rrethanave të rastit ka rezultuar që sot me datë 18.12.2025, hetuesit policorë të Stacionit policor të Vushtrrisë kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dytë të dyshuar për veprën "vjedhje e rëndë”.
Gjithashtu hetuesit kanë identifikuar lokacionin e sendeve të vjedhura me ç’rast janë sekuestruar njehsorët e vjedhur dhe është arrestuar edhe një person i moshës madhore.
Pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme, ndaj personit të dyshuar të moshës madhore është iniciuar rasti për veprën penale:,,Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penal”. Me udhëzim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa personit të dyshuar (i moshës se mitur) për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë, me aktvendim të prokurorit i është caktuara masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
—
Policia në Vushtrri arreston një person të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë
Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, e cila ishte raportuar një javë më parë.
Arrestimi i të dyshuarit është realizuar mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm dhe provave të siguruara. Sipas hetimeve, i dyshuari në bashkëveprim edhe me një person tjetër i cili mbetet në kërkim policor, dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në një objekt ndërtimi, ku cak i vjedhjes kanë qenë 45 (dyzet e pesë) njësor uji.
Pas procedurave të intervistimit, ndaj të dyshuarit të moshës së mitur, me aktvendim të Prokurorit kompetent, i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë.