Botë

Sot, me datën 18 dhjetor 2025, Policia e Kosovës, mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka organizuar raportin…

18.12.2025. 2 min čitanja

Sot, me datën 18 dhjetor 2025, Policia e Kosovës, mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka organizuar raportin përfundimtar për të arriturat në zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit të Policimit në Bashkësi dhe Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca 2021–2025.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte paraqitja e një pasqyre të progresit të arritur. Gjatë takimit, anëtarët e grupit punues të Policisë së Kosovës, nga Drejtoria e Përgjithshme dhe drejtoritë rajonale, prezantuan një përmbledhje të zbatimit të aktiviteteve përkatëse brenda fushës së tyre të përgjegjësisë për vitin 2025.
Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës, MPB, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe përfaqësues të ICITAP-it dhe UNDP-së, si organizata mbështetëse te Policisë së Kosovës.
Paraqitja e të arriturave të strategjisë u vlerësua lart, duke marrë parasysh situatën e sigurisë dhe parandalimin e krimeve, duke krahasuar vitet e mëparshme, si dhe duke veçuar dhe adresuar sfidat për të ardhmen.

Original Facebook objava