KONKURS PUNE – Oda e Avokatëve të Kosovës Oda e Avokatëve të Kosovës shpall konkurs për pozitën: Administrator i Zyrë…
KONKURS PUNE – Oda e Avokatëve të Kosovës
Oda e Avokatëve të Kosovës shpall konkurs për pozitën:
Administrator i Zyrës për Caktimin e Avokatëve Ex-Officio
Koeficienti: 9.5
Oda e Avokatëve të Kosovës kërkon një administrator të zyrës ex-officio, i cili do të ofrojë mbështetje profesionale dhe administrative në procesin e caktimit dhe koordinimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare.
Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:
• Pranon kërkesat nga Policia, Prokuroria dhe Gjykatat për caktimin e avokatëve ex-officio, gjatë 24 orëve, shtatë (7) ditë në javë (përmes telefonit), sipas radhës;
• Koordinon dhe administron procesin e caktimit të avokatëve sipas kërkesave të institucioneve përkatëse;
• Identifikon rastet e shkeljes së rregullave për caktimin e avokatëve ex-officio nga ana e zyrtarëve policorë, gjyqtarëve, prokurorëve apo avokatëve dhe informon Zyrën e Prokurorit Disiplinor për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme;
• Përditëson dhe mirëmban databazën me të dhënat e avokatëve të caktuar ex-officio;
• Zbaton detyrat që dalin nga Rregullorja për caktimin e avokatëve ex-officio;
• Kryen edhe detyra të tjera sipas kërkesës së Drejtorit Ekzekutiv dhe Kryetarit të OAK-së;
—————————————————————————
Kualifikimet dhe kushtet:
Kandidati/kandidatja duhet të plotësojë këto kushte:
Diplomë universitare në Fakultetin Juridik;
Minimum një (1) vit përvojë pune;
Aftësi të mira organizative, administrative dhe komunikuese;
Gatishmëri për punë me përgjegjësi të shtuar dhe orar fleksibil.
—————————————————————————
Paraqitja e dokumentacionit:
Dokumentet e kompletuara dorëzohen në zyrën qendrore të Odës së Avokatëve të Kosovës, Rr. “Bekim Fehmiu pn.", Kati IV, Prishtinë apo përmes e-mailit: info@oak-ks.org
Dokumentacionit duhet t’i bashkëngjiten:
• CV-ja
• Letra motivuese
• Një referencë
• Kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin dhe përvojën
• Dokumente të tjera të nevojshme sipas pozitës
Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen.
Vetëm kandidatët që kalojnë në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistim.
—————————————————————————
Informata shtesë:
Për më shumë informata, mund të na kontaktoni përmes: info@oak-ks.org/+383 38/610 101 (çdo ditë pune, 08:00–16:00).
Afati i aplikimit:
Konkursi mbetet i hapur deri më 29 dhjetor 2025.
Kërkesat e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.