MBAHET PUNËTORIA TRAJNUESE PËR E-KOMUNAT Në bashkëorganizim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Asocia…
MBAHET PUNËTORIA TRAJNUESE PËR E-KOMUNAT
Në bashkëorganizim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agjencisë për Shoqëri të Informacionit dhe me mbështetjen e OSBE-së është mbajtur Punëtoria Trajnuese për e-Komunat.
Në këtë punëtori kanë marrë pjesë zyrtarët komunalë përgjegjës për e-komuna dhe zyrtarë të Komunikimit.
Punëtoria iu dedikua ngritjes së kapaciteteve të komunave në fushën e digjitalizimit dhe shërbimeve elektronike për qytetarët.
Ndërsa synimi ishte të fuqizojë administratën komunale përmes përdorimit të platformave digjitale, duke lehtësuar ofrimin e shërbimeve më të shpejta, më transparente dhe më efikase për qytetarët.
Pra, përmes aftësimit profesional dhe përdorimit të teknologjisë digjitale, qëllimi është të rritet cilësia e shërbimeve publike në nivel komunal dhe të avancohen praktikat e qeverisjes së mirë.







