Komandanti i KFOR-it priti shefin e Forcave të Armatosura Zvicerane Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga…
Komandanti i KFOR-it priti shefin e Forcave të Armatosura Zvicerane
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti shefin e Forcave të Armatosura Zvicerane, gjenerallejtënant Thomas Süssli, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.
Sipas KFOR-it, gjatë takimit u shkëmbyen mendime lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe Rajon më gjërë. Në njoftim thuhet se gjenerali Ulutaş gjithashtu shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributin e çmuar zviceran në misionin e KFOR-it dhe i uroi gjeneralit Süssli të gjitha të mirat për përpjekjet.