Botë

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për menaxhimin e zonës së projektit në Restelicë Sot, në Komunën e Dragashit, u në…

19.12.2025. 2 min čitanja

Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi për menaxhimin e zonës së projektit në Restelicë

Sot, në Komunën e Dragashit, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Komunës së Dragashit, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave (AME), Agjencisë Pyjore të Kosovës (APK) dhe Parkut Kombëtar “Sharri”, me qëllim të menaxhimit të përbashkët të zonës së projektit në Restelicë.

Ky memorandum synon forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet palëve nënshkruese, të cilat do të ndajnë përgjegjësitë dhe kompetencat për menaxhimin dhe mbrojtjen e kësaj zone në të ardhmen. Përmes këtij bashkëpunimi pritet të rritet efikasiteti në parandalimin dhe menaxhimin e situatave emergjente, si dhe mbrojtja e mjedisit dhe pasurive natyrore.

Nga projekti u theksua se ky memorandum përbën një hap të rëndësishëm drejt garantimit të sigurisë për banorët e Restelicës, duke krijuar mekanizma të qëndrueshëm bashkërendimi ndërinstitucional.

Në këtë proces bashkëpunimi janë të përfshira edhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Agjencia Pyjore e Kosovës, JICA Balkan Office si dhe Komuna e Dragashit, të cilat u falënderuan për mbështetjen dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm.
|Dragash Info|

Original Facebook objava