Kamioni ndot asfaltin, kompania gjobitet me 1000 euro në Prizren Pas ankesave të qytetarëve për ndotjen e asfaltit në…
Kamioni ndot asfaltin, kompania gjobitet me 1000 euro në Prizren
Pas ankesave të qytetarëve për ndotjen e asfaltit në rrugën “Besim Shala” nga kamionët e angazhuar në punime ndërtimore, patrulla e Stacionit Policor Prizren ka ndërhyrë në vendngjarje.
Sipas Policisë së Kosovës, bazuar në Ligjin Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, kompanisë përgjegjëse i është shqiptuar gjobë prej 1000 euro për ndotje të ambientit.
Policia u bën thirrje qytetarëve dhe kompanive ndërtimore që gjatë kryerjes së punimeve të shmangin ndotjen e mjedisit dhe, në rast të ndotjes, të marrin menjëherë masa për pastrimin e tij.