Adem Hodža kandidon sërish për deputet në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit Kryetari i partisë Jedinstvena Goran…
Adem Hodža kandidon sërish për deputet në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit
Kryetari i partisë Jedinstvena Goranska Partija (JGP), Adem Hodža, do të garojë sërish për deputet në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Hodža është deputet aktual në Kuvendin e Kosovës dhe për disa mandate me radhë ka përfaqësuar komunitetin goran në vendin e rezervuar për këtë komunitet. Gjatë angazhimit të tij parlamentar, ai ka qenë edhe pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe.
Po ashtu, në zgjedhjet e fundit lokale, Adem Hodža ka mbështetur fuqishëm kandidaturën e z. Bexhet Xheladini për kryetar të Komunës së Dragashit.
Kandidimi i tij i radhës vjen në një periudhë të rëndësishme politike, ku komunitetet jo-shumicë pritet të kenë rol të veçantë në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.